“Ndërsa Kryeministri fliste për arritje imagjinare, rruga e Elbasanit është pa drita“, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha ndaj deklaratave të Ramës për suksese në fushën e energjisë.
Me anë të një postimi në fb, Basha akuzon Ramën se jo vetëm nuk mbajti premtimin për ulje të çmimit të energjisë, por i futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave.
Basha ka premtuar edhe njëherë se me demokratët në qeveri, 200 kw për familjet në nevojë do ta paguajë shteti.
“#18Shkurt #NgrihemiBashkë për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët. Ne nuk do të lëmë asnjë familje në errësire se nuk ka mundësi të paguajë energjinë. 200 kw për familjet në nevojë do ta paguajë shteti”, tha Basha.