Moti i keq që ka përfshirë jugun e vendit ka pezulluar lundrimet në portin e Vlorës.
Si pasojë e dalgëve me intensitet 6-7 ballë janë pezulluar lundrimet e trageteve të linjës Vlorë-Brindisi, gjithashtu dhe anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det.
Pritet që situata të përmirësohet gjatë orëve të pasdites.