Një sherr masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shish Tufinë në Qendrën Tranzitore të Emergjencave. Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e ushtarëve të vendrojes së laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe arrestimin e personave të përshirë në konflikt.
Pas largimit të shërbimeve të Policisë, të afërmit e të shoqëruarve kanë filluar të sulmojnë me gurë shërbimin e vendërojes së ushtrisë, i cili është detyruar të bëj qitje në ajër, për tu shmangur sulmit të tyre, deri në afrimin e shërbimeve të policisë.
Shërbimet e Policisë gjithashtu bënë shoqërimin e personave të cilët dyshohen se kanë qëlluar me gurë.