Kryeministri Edi Rama ka postuar një status në rrjetin social të Facebook ku njofton se ndodhet në nje drekë në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Rama shkruan se takimi po zhvillohet për projektin e transportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare dhe investime të tjera strategjike.