Mbrëmjen e djeshme dhjetë persona të pajisur me vegla pune dore kanë tentuar të futen në stadiumin “Selman Stermasi” me qëllim dëmtimin e fushës së futbollit.
Personat kanë patur synim të pengonin zhvillimin e ndeshjes Partizani- Vllaznia që është planifikuar për nesër.
Policia ka kapur në flagrancë dhe ka shoqëruar 3 persona pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2 ndërsa të tjerët kanë mundur të largohen sapo kanë dëgjuar sinjalizimin nga ana e patrullës.