Në shtëpinë e Juventusit nuk ka paqe.
Në prag të përballjes së rëndësishme me Bajern Mynih, bardhezinjve iu janë dëmtuar edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Aleks Sandron dhe Kuadradon.
I pari, sipas mediave italiane, sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë në ndeshjen e së martës.
Ndërsa Kuadrado është e sigurtë që nuk do të luajë të premten ndaj Bolonjës, por shpresohet që të rekuperohet për ndeshjen e së martës.
E njëjta gjë shpresohet edhe për Asamoah dhe Mandzukiç.
Ndaj bavarezëve e sigurtë është mungesa e mbrojtësit Kielini.