Policia kufitare ka sekuestruar 450 kg kanbis në Portin e Durrësit.
Bëhet me dije se policia ka nisur procedimin penal të një personi, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nën hetim janë drejtuesi i mjetit me inicialet SH.J., 61 vjeç, si dhe në kërkim janë shpallur shtetasit A.R., 24 vjeç dhe E.S., 28 vjeç.
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.