Një kritikë zyrtare pritet të formulohet nga diplomatë nga e gjithë bota ndaj kufizimeve për refugjatët të presidentit Donald Trump.
Një “mesazh mospajtimi” është hartuar për zyrtarët e vjetër të Departamentit amerikan të Shtetit, por ende nuk është dërguar.
Ndalimi i qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane nuk do ta bëjë Amerikën më të sigurtë dhe është një masë anti-amerikane.
“Rezultatet e kësaj mase nuk do të jenë rënia e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, do të kemi një rënie të vullnetit të mirë kundrejt amerikanëve dhe një kërcënim serioz kundrejt ekonomisë tonë”, thotë më tej mesazhi.
Urdhëri ekzekutiv ndërpreu për 120 ditë të gjithë programin e SHBA për refugjatët, si dhe ndaloi hyrjen për një periudhë të pacaktuar të qytetarëve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.