Sherri që (paradoksalisht) nuk e lëkundi koalicionin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri që (paradoksalisht) nuk e lëkundi koalicionin

19:27 | 30/01/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Në novelën e tij legjendare “Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar”, Garcia Marquez ngre paradigmën magjike të një vrasjeje fatale, për të cilën ishte në dijeni i gjithë fshati, përpos Santiago Nazarit, personit që do të vritej. Po të besosh postimin e të dielës në darkë të Ylli Manjanit, i cili shprehej se nuk ishte shkarkuar, dukej sikur edhe ai ndodhej në pozitën e heroit të novelës së Markezit, megjithëse kjo rezulton e vështirë për t’u besuar në një ambjent ku sekretet nuk ekzistojnë.

Ylli Manjani ka qenë një zë i thartë dhe polemik me qeverinë aktuale, edhe kur nuk ishte pjesë e saj. Ai u parashutua aty nga Meta, pikërisht për të krijuar situatën që krijoi në ikje. Ka qenë një obstruksionizëm i brendshëm, i ndërtuar me kujdes dhe gjaktftohtësi të plotë nga Ilir Meta, i cili kuptoi se me avancimin e reformës në drejtësi, në poltronin e Nasip Naços duhej një “dorë e fortë” që t’u qëndronte përballë e jo anash, Edi Ramës, Fatmir Xhafajt e të tjerëve që merreshin me procesin e reformës. Duhej një njeri nga ata që nuk e kanë për zor të thonë një gjë sot e ta mohojnë atë nesër, siç ndodhi edhe më ish-ministrin Manjani, i cili para dhjetë ditësh thoshte që kjo qeveri është më e mirë se ajo e Berishës. Kurse sot, e vendosi kabinetin ku ishte pjesë deri para pak orësh, në një listë me banorët e burgut 313!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ikja e Manjanit ishte testi më i fortë publik mes Ramës dhe Metës, pas zgjedhjeve të vitit 2013. Megjithëse ishin përplasur edhe në të shkuarën indirekt mes tyre, dy krerët e koalicionit e kishin shmangur përplasjen për figurat që delegonin në qeveri. Ndryshimet që Meta ka bërë këto vite në listën e tij të ministrave, nuk kanë pasur kurrsesi ngarkesën e përplasjes së fundit.

Për këto arsye, në rrafshin politik, ikja e Ylli Manjanit përfaqëson një fitore jo të vogël të kryeministrit ndaj rivalit të tij Ilir Meta, i cili me shpejtësinë e ndërrimit të ministrit të tij (vetë Manjani tha se e mori vesh lajmin nga mediat), dëshmoi se po nxitonte të mbyllte çdo hapësirë për keqintepretim të situatës në fjalë.

Megjithatë, duket se Meta nuk e la pa “ngulur” një dhëmb në lëkurën e kryeministrit. Konferenca e shtypit dhe akuzat e skajshme të Manjanit ndaj Ramës, duket se janë çmimi që Meta i vuri indirekt aktit të shkarkimit të kryeministrit. E largove ministrin, dëgjoji këngën tani, dukej sikur thoshte tirada e gjatë e fjalëve të rënda që Ylli Manjani formuloi në adresë të Edi Ramës.

Në një rrafsh më afatgjatë, gara e sotme e forcës na thotë se paradoksalisht koalicioni PS-LSI vijon ende të mbetet formula më e mundshme në panoramën politike të 18 qershorit. Mënyra sesi u hap dhe u mbyll rrufeshëm kriza “Manjani”, është një simptomë e qartë e ndërgjegjes që PS e LSI kanë rreth pashmangshmërisë së aleancës së tyre. Duket e pamundur, ironike, e pakuptimtë, ndoshta edhe qesharake dhe e shëmtuar, por kjo dyshe që sot anatemohet për drogën, korrupsionin, flirtet me kriminelët dhe plot mynxyra të tjera, të jetë sërish kolona mbajtëse e aleancës së ardhme të së majtës në zgjedhjet e përgjithshme. Dikur, në vitin 1976, gazetari i madh me bindje të djathta Indro Montanelli, teksa komunistët italianë kërcënonin marrjen e pushtetit, hodhi shprehjen e famshme “të mbyllim hundët e të votojmë Demokracinë Kristiane”. Pikërisht atë që mund të thonë me gjasë edhe të majtët shqiptarë në qershorin e ardhshëm.

/javanews.al/

Etiketa: Garcia MarquezgjaktftohtësiIlir MetaIndro MontanelliNasip NacoobstruksionizëmpoltronsherriSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Veliaj: Vitin tjetër, 2 mijë kredi të buta për të pastrehët

Policia Bashkiake/ Veliaj: U shpëtuan 200 jetë njerëzish këtë dimër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com