“Është politika e Shteteve të Bashkuara të ISIS të jetë i shuar”- tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Trump ka urdhëruar anëtarët e kabinetit të tij dhe shefat e Shtabit që të hartojnë brenda 30 ditëve strategjinë për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik. Urdhri u është dërguar agjencive të inteligjencës, ndërsa përveç pjesës ushtarake do të ketë edhe strategji të tjera diplomatike dhe fushata online për të diskredituar grupin.
Presidenti i ShBA-së ka kërkuar që të intensifikohet fushata amerikane kundër grupit ekstremist që zotëron një sipërfaqe të konsiderueshme territori në Siri dhe Irak. Ai ka nënshkruar një memorandum ekzekutiv zyrtar për këtë përpara kamerave televizive, ndërkohë që zakonisht bëhen kërkesa zyrtare private në Pentagon.
Gjatë fushatës, Trump shpesh paralajmëronte se ata që merreshin me përhapjen e ISIS do të “preknin ferrin” kur ai të zgjidhej president.