Këshilltarët e Komandantit të Ushtrisë apo këshilltarët e Kreut të Shtetit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilltarët e Komandantit të Ushtrisë apo këshilltarët e Kreut të Shtetit?

15:42 | 26/01/2017
në Uncategorized
0
Zv/ministri i Drejtesise, Arben Isaraj duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nDeputy Justice Minister Arben Isaraj speaks during a session of the Laws Parliamentary Committee.

Zv/ministri i Drejtesise, Arben Isaraj duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nDeputy Justice Minister Arben Isaraj speaks during a session of the Laws Parliamentary Committee.

Nga Arben Isaraj*

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, si organ këshillimor i Presidentit të Republikës, po kërkohet të mblidhet dhe të këshillojë përsëri, me një objekt këshillimi në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.

Në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Katërt” të saj flitet për Presidentin e Republikës si Kryetar i Shtetit.
Presidenti i Republikës, sipas Kushtetutës, duke filluar nga neni 86 e deri tek neni 94, cilësohet si “Kryetar i Shtetit” e si i tillë ushtron disa kompetenca kushtetuese për të cilat nxjerr edhe dekrete.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por, në asnjë nga këto nene kushtetuese, të Republikës sonë parlamentare ne nuk gjejmë që “Kryetari i Shtetit” në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese, si dhe nxjerrjen e dekreteve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rendin dhe sigurinë publike e juridike (falja e dënimit penal apo dhënia e shtetësisë shqiptare), me mbrojtjen dhe ruajtjen e territorit (lidhja e marrëveshjeve ndërkomëtare), me ruajtjen e unitetit të popullit (dhënia e dekoratave e titujve të nderit) e të tjera, të këshillohet me “Këshillin e Sigurimit Kombëtar”.

Më pas, në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Pesëmbëdhjetë” (nenet 166-169) me titull “Forcat e Armatosura” flitet për Presidentin e Republikës si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”.

Në këtë pjesë të Kushtetutës është e shkruar qartë (neni 168, pika 1,2,3) se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore ku Presidenti i Republikës është “Komandant i Përgjithshëm” i tyre dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i tij.

Pak më poshtë në pikën 4, neni 169 i Kushtëtutës thuhet se “Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.”

Në zbatim të këtij detyrimi kushtetues është sot në fuqi Ligji nr. 64/2014 “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”.

Ku në Kreun II-të të tij flitet për “HIERARKINË E PUSHTETEVE DHE AUTORITETEVE TË DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT STRATEGJIK NË FORCAT E ARMATOSURA” dhe lexohet qartë (nenet 9 e vijues) se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në ushtrimin e pushtetit të dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi “këshillohet” dhe “mbështetet” nga organi- Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i cili ka dhe një përbërje të përcaktuar ligjore të këshilltarëve të përhershëm dhe të rastit sipas vlerësimit të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Atëherë sa më sipër, nisur edhe nga parimet kushtetuese (neni 12 ) se “forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit”, si dhe “mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues”, duke “ruajtur asnjanësinë në çështjet politike” dhe “i nënshtrohen vetëm kontrollit civil”, me të drejtë lindin pyetjet :

1. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe e Komandantit të Përgjithshëm të tyre në luftën kundër trafikut dhe trafikantëve të drogës ?
2. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; Ministrit të Mbrojtjes; Ministrit të Punëve të Jashtme; Ministrit të Financave; Ministrit të Transportit, apo atij të Energjisë për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantëve të drogës ?
3. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantit të drogës Kelment Balili ?
4. A ka qënë trafikanti i drogës Kelment Balili, pjesëtar i Forcave të Armatosura dhe pse Policia ushtarake në zbatim të ligjit nuk e ka arrestuar në flagrancë, apo ndaluar pas aktit të prokurorit e vendimit të gjykatësit ?

Është e kotë këtu të presim përgjigje dhe përgjegjësi kushtetuese e ligjore, personale e institucionale nga Forcat e Armatosura, Komandanti i tyre i Përgjithshëm dhe Organi Këshillues i këtij të fundit.

Në Republikën tonë parlamentare, duhet ti lemë Forcat e Armatosura dhe ta këshillojmë Presidentin, si “Komandantin e Përgjithshëm” të tyre vetëm për zbatimin e misionit të ngarkuar nga Kushtetuta, Ligji dhe Marrëveshjet Ndërkombetare të Anëtarësimit.

Gjithashtu ta lexojmë shpesh dhe më zë të lartë detyrimin institucional kushtetues (germa h, neni 92) se në Republikën tonë parlamentare, Presidentit të Republikës si “Kreu i Shtetit”, dhe jo si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura” nuk i raportohet nga drejtuesit e institucioneve shtetërore por i jepet mendim (këshillë) si dhe të dhëna me shkrim për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre sipas ligjit, kur kjo kërkohet nga Kreu i Shtetit.

Në Shqipërinë republikë parlamentare, sipas Kushtetutës dhe ligjit, institucionet ligjzbatuese kontrollohen, raportojnë e japin llogari vetëm përpara atyre që e përfaqësojnë direkt popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues, deputetëve të Kuvendit.

Shqetësimin që përse institucionet ligjzbatuese nuk arrestojnë apo ndalojnë trafikantët e drogës mund ta zgjidhnin sipas Kushteutës dhe Ligjit, vetëm komisionet kuvendore të përhershme apo të posaçme dhe jo këshillat e këshilltarëve të Komandantit të Forcave të Armatosura.

* Arben Isaraj është zëvendësministër i Drejtësisë

Etiketa: Arben IsarajForcat e Armatosurainstitucionetkreu i shtetitligjzbatueserepublikë parlamentarezëvendësministër i Drejtësisë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Skandali seksual në jetimore/ Klosi e kalon përgjegjësinë tek bashkia

Klosi: Punonjësit kanë kaluar testin e Brukselit mbi pritshmëritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com