Ruçi: Votimi elektronik, alibi. Keni qenë vetë në pushtet
Në seancën plenare deputeti demokrat Eduard Halimi e ka theksuar se votimi elektronik është i domosdoshëm në kushtet kur kryeministri ka bërë një pakt me krimin, për përdorimin e parave të drogës për të blerë vota.
Halimi ka sqaruar gjithashtu se, kërkesa e opozitës është bërë vetëm së fundmi pasi një ndikim i tillë i narkotikëve tek procesi elektoral kishte qenë i pamendueshëm më parë.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezoluta për zgjedhjet e miratuar nga partitë simotra të PD në Europë nuk ka vlerë, ndërsa deklaratat se në radhët e mazhorancës ndodhen persona të inkriminuar i ka cilësuar absurde.
Ai është shprehur se, kërkesat e PD për infrastrukturë elektronike në zgjedhje janë absurde, pasi vijnë kur vendi ndodhet pak muaj larg procesit.
” Kodi Elektoral është bërë me konsensus, kartat e identitetit janë prodhuar nga kompani të zgjedhura nga qeveria e kaluar dhe se komisionerët e saj në KQZ opozita i ka”, tha Ruçi