Hakmarrja e qeverisë greke kundër shqiptarëve të thjeshtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hakmarrja e qeverisë greke kundër shqiptarëve të thjeshtë

11:28 | 27/01/2017
në Opinion
0

Poeti i madh grek i vlerësuar me çmim Nobel në letërsi më 1979, Odysseas Elytis, i cili nga nëna ishte me rrënjë shqiptare dhe e dinte gjuhën shqipe ka shkruar për Greqinë: “Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejtë e në burg”.

Nga Arben Llalla

Fotografia ku shihen shtatë kadetë, shtetas të Greqisë me origjinë shqiptare duke bërë simbolin e kombit shqiptar, shqiponjën me dy krerë, ngjalli reagime të ashpra të drejtuesve të lartë të shtetit greke. Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili i përket partisë nacionaliste ekstremiste greke “Grekët e Pavarur”, deklaroi se duhet të dënohen, kurse këta ushtarë janë nxitur nga deklaratat e kryeministrit Rama për Çështjen Çame. Ministri harroi se kadetët që nuk kanë bërë betimin dhe nuk mund të dënohen.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Më tej Kammenos nxiti ushtarët grekë që në repartet e tyre të ngrenë flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë ose siç njihet “Autonomia e Veriut të Epirit 1914”. Në disa reparte të ushtrisë shihen ushtarët grekë duke u fotografuar jo me flamurin e Greqisë, atë me kryq, por me flamurin e “Autonomisë së Vorio Epirit-Aneksimi i Jugut të Shqipërisë, 1914”. Ky flamur jo vetëm provokon rëndë shqiptarët, por shfaq ndjenjat dhe orientimin e ushtrisë së Greqisë, pra një luftë të re kundër Shqipërisë. Pyetja është, nëse ministri i mbrojtjes Panos Kammenos do reagojë edhe për këto foto, që provokojnë hapur shqiptarët dhe Shqipërinë me luftë?

Por, halli është se ku na shpien deklaratat e qeverisë greke kundër njerëzve të thjeshtë që nuk kanë asnjë detyrë shtetërore në Shqipëri, që s’kanë lidhje fare me strukturat qeveritare të Tiranës? Nxitja e urrejtjes së grekëve kundër shqiptarëve nuk buron nga populli i thjeshtë grek, por nga pushtetarë dhe njerëz të kishës. Nëse vëmë re historinë greko-shqiptare kurrë shqiptarët nuk kanë sulmuar Greqinë dhe popullin e këtij vendi, ndërsa Greqia me operacionet e saj ushtarake dhe paraushtarake ka kryer masakra mbi shqiptarët duke filluar nga Arta e deri në Vlorë.

Greqia ka nxjerrë shpesh të burgosurit e saj nga burgjet për t’i cytur në kryerjen e masakrave nga 1913 e në vazhdim.

Ishin mercenarët nga Kreta të mbështetur nga ushtria e Greqisë, e frymëzuar nga mitropolitët e Janinës dhe Konicës që ju sulën jugut të Shqipërisë më 1914 deri në Vlorë duke shpallur aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe Autonominë e Vorio Epirit. Më tej, janë masakrat në Çamëri më 1944-1945, të kryera nga ushtria e Napoleon Zervës me pjesëmarrjen e klerikëve të lartë të kishës së Greqisë. Nuk është shumë e largët mësymja dhe vrasjet në Peshkëpi të Gjirokastrës. Pra, historia është e dhimbshme për shqiptarët, por ne i kemi hedhur pas, duke besuar tek fqinjësia e mirë, tek miqësia.

Janë rreth 20 mijë martesa të përziera greko-shqiptare që janë bërë pas viteve 1990 dhe kuptohet që fëmijët e këtyre martesave sa janë grekë janë edhe shqiptarë. Si do tja bëjmë tani? A duhet që këta fëmijë t’i nxisim për një luftë greko-shqiptare? Në fakt, kjo duhet të ndodhë sipas mendjes së sëmurë të Kammenos dhe të tjerëve që ushqehen me urrejtje ndaj popullit shqiptar.

E gjithë kjo nxitje e urrejtjes së grekëve ndaj shqiptarëve vjen si pasojë e një sërë çështjeve të pazgjidhura, të cilat presin që të marrin udhë në paqe, siç janë heqja e Ligjit të Luftë, Çështja Çame, çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi, e kështu me radhë.

Historia ka treguar se çdo tentativë e Greqisë për t’i nënshtruar shqiptarët ka përfunduar me turp për grekët dhe gjithnjë këta të fundit pa ndihmën e Anglisë, SHBA, Rusisë janë të zhdukur në mjegull.

Në damarët e çdo qytetari grek qarkullon nga pak gjak shqiptari, mjaft të bëjnë ADN-në dhe flasim kush janë grekët e vërtetë të lashtësisë dhe kush janë qytetarët grekë të sotëm. Studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola ka thënë se çdo gur, nëse e lëvizim në Greqi do flasë shqip.

Shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën “New York Times”, deklaron: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj Gëte, Viktor Hugo, Delacroix, na tha: Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit… Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tij, ai kurrë nuk do të shërohet…”

Siç e thotë shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin XVIII, Johann Winckelmann, i cili krijoi vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman, në të vërtetë ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit XIX, si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllehët u imponuan të krijonin identitetin modern grek. Por, karakteristikat e bashkimit të këtyre racave, nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve, pasi është vërtetuar shkencërisht rrjedhja e tyre nga ilirët.

Etiketa: arben llallaAristidh KolaGrekët e PavarurJohann WinckelmannkadetëNew York TimesNiko DhimuOdysseas Elytispanos kammenosromaikos

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ndahet nga jeta aktori Vegim Xhani

Ndahet nga jeta aktori Vegim Xhani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com