Për të shmagur testin e alkoolit shtetasi i arrestuar tentoi të korruptonte policin
Një 27 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi t’i japë 2000 lekë punonjësit të policisë për të shmangur testin e alkoolit.
Shtetasi i arrestuar është Orgers Vezi 27 vjeç, banues Durrës. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Dervish Hima” në kryqytet.
Policia bën me dije se shtetasi i lartë përmendur është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer një test alkooli, i cili duke dashur që të anashkalojë këtë test ka tentuar të korruptonte punonjësit e policisë.
Pas kontrollit të ushtruar me aparatin Drager, drejtuesi i mjetit ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.
https://www.facebook.com/Gent.Mullai/videos/252742835153804/