Kapiteni Wayne Rooney ka shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë, duke i dhënë Manchester United barazimin 1-1 ndaj Stoke. Ky ishte goli i 250-të i Rooney me Manchester United, një rekord, më shumë se kushdo tjetër në historinë e këtij klubi. Rooney kaloi Bobby Charlton duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së United.
Në mesin e pjesës së parë, Juan Mata, devijoi topin në portën e tij , duke i dhënë avantazhin Stoke City, por “djajtë” arritën të shmangin humbjen me golin e Rooney, në minutën e katërt të kohës shtesë. United mbetet në vendin e gjashtë, 11 pikë larg nga Chelsea kryesues.
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...










