Shkak i aksidentit përgjumja e shoferit
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë me pasojë plagosjen e dy shtetasve Serb.
Trajleri me të cilin po udhëtonin serbët ka dalë nga rruga tek mbikalimi i Fushë-Krujës, duke rënë në oborrin e një shtëpie, ku fatmirësisht nuk ka lënduar ndonjë person.
Gjithashtu bëhet e ditur se trajleri ka rënë nga 12 metra lartësi, për shkak të përgjumjes së shoferi.
Maunia ishte e ngarkuar me majë birre dhe ishte nisur në drejtim të Tiranës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.