Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi pasditen e sotme lidhur me trenin që tentoi të fytet nga Serbia në Kosovë, me mbishkrimet në disa gjuhë “Kosova është Serbi”.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj. Na vjen mirë që nuk kishte konfrontime në kufi, por nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush”, deklaroi ambasada amerikane.
“SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i bëjmë thirrje gjitha palëve që t’i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve”, vijon ambasada.
“Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther King Jr., i cili tha se gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë. Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit”, përfundon ambasada amerikane në Prishtinë.