Forumi Ekonomik Botëror: Rritja ekonomike në Shqipëri ka pasuruar pakicën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forumi Ekonomik Botëror: Rritja ekonomike në Shqipëri ka pasuruar pakicën

12:17 | 17/01/2017
në Uncategorized
0

Perceptimi që rritja ekonomike në Shqipëri nuk është mirëshpërndarë dhe nuk ka qenë gjithëpërfshirëse, u konfirmua sot nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili krahasoi rritjen gjithëpërfshirëse me rritjen ekonomike pothuajse në të gjitha vendet.

Në këtë klasifikim, Shqipëria u përfshi në zonën portokalli, atë me përqendrim të lartë ku PBB e vendit u rrit me ritme më të larta se rritja gjithëpërfshirëse (shih tabelën). Me fjalë të tjera, nga rritja ekonomike e vendit ka përfituar pakica, ndërsa ecuria pozitive ekonomike nuk është përkthyer në një shtim të mirëqenies për shumicën.

Për më tepër, të dhënat tregojnë se raporti mes rritjes së PBB dhe rritjes gjithëpërfshirëse është përkeqësuar 5 vitet e fundit në Shqipëri. Trendi tregon për një rënie 5.6% të këtij raporti, çka tregon se shpërndarja e rritjes ekonomike ka pasur zhvillime negative, ku përfitimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te pakica.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në tendencë të kundërt, në vendet e tjera të rajonit, si Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, rritja ka qenë më gjithëpërfshirëse, sipas raportit.

Hapja e ekonomisë globale ka sjellë vështirësi në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e të ardhurave në mënyrë të harmonizuar në të gjithë botën. Por Forumi Global pohon se shumë vende kanë përfituar nga hapja, sidomos vendet në zhvillim.

Firmat që tani janë ndërkombëtarizuar kanë rritur produktivitetin dhe efikasitetin e tyre në ekonomitë më të dobëta. Në vendet në zhvillim, jo vetëm është rritur produktiviteti, por edhe është përmirësuar prodhimi në segmente me vlerë më të lartë.

Megjithatë, rritja e të ardhurave në vendet në zhvillim nuk është përkthyer në një progres që prodhon standarde jetese për të gjithë. Studimet tregojnë se integrimi rrit vendet e punës, por puna ka vlerë të ulët. Ndërsa bota e prodhimit ndërkombëtar po maturohet, nevoja për modele më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike po shtohet.

Tregjet në përgjithësi ofrojnë më pak financime për sipërmarrjet e reja, veçanërisht në tregjet në zhvillim. Për këtë arsye, instrumente financiare inovative dhe transnacionale janë të nevojshme, siç është financimi që merr parasysh know-how, lokal, arsimin, përmirësimin e mjedisit të politikave dhe rritjen e aftësisë së bizneseve për të shfrytëzuar mundësitë e reja të tregut.

Edhe një organizatë tjetër ndërkombëtare njoftoi sot se pasuria globale po përqendrohet gjithnjë e më shumë. Kërkimet e reja nga Oxfam thonë se vetëm tetë njerëz kanë të njëjtën pasuri sa gjysma e popullsisë së botës.
Pasuria globale botërore ka arritur në 255 trilionë dollarë, sipas raportit. Që nga 2015, më shumë se gjysma e kësaj pasurie është e përqendruar në duart e më të pasurve, 1% të totalit të popullsisë.
Sikurse nënvizon Oxfam, pabarazia dëmton kombet dhe ekonominë globale. Në më të keqen, ajo kërcënon stabilitetin politik dhe social.
Vetëm 8 njerëz zotërojnë pasuri njësoj sa gjysma e popullsisë botërore, gjë që do të risjellë debatin mbi rritjen e hendekut të ndarjes së pasurisë botërore.

Sipas listës së Forbes, 8 personat më të pasur së bashku kanë një pasur neto prej 426 miliardë dollarë. Gjithashtu, Oxfam është bazuar dhe në raportin e nxjerrë nga Credit Suisse Global Wealth për 2016-n.

 

/monito.al/

 

Etiketa: Forumi Ekonomik Botëropakicatrritja ekonomikeShqiperia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Njoftime historike dhe gjeografike mbi Çamerinè

Kryeprokurori i Janinës: Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com