Receta për sallatën me finok dhe portokall që po ju paraqesim më poshtë, eshte tepër e thjeshtë dhe sjell atmosferën festive nëpërmjet kombinimit të këtyre përbërësve tipik dimëror.
Përbërësit:
- 2 finok mesatar
- 1 portokall
- disa kokrra ullinj pa bërthamë
- pak rrush të thatë
- fruta të thata: arra, stika pishe, fara kungulli etj …për dressing (salcën që do spërkasim sallatën)
- lëngun e 1 portokalli
- 5-6 luge vaj ulliri
- 1 luge të vogël uthull balsamike ose uthull molle
- kripë
Vendosim rrushin e thatë për tu zbutur në një enë të vogël me ujë të ngrohtë për rreth 10 minuta. Lajmë shumë mirë finokët, i heqim 2 apo 3 gjethet e jashtme që janë më të forta, eleminojmë edhe pjesën e kërcellit, i presim shumë hollë në feta dhe i vendosim në një tas. Qërojme portokallin me ndihmën e një thike të mprehtë duke mos lënë asnjë pjesë të bardhë, e presim edhe këtë në feta të holla dhe ja shtojmë finokut. Shtojmë gjithashtu edhe rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, frutat e thata, ullinjtë dhe i bashkojmë të gjitha me delikatesë. Përgatisim dressing duke rrahur me pirun lëngun e portokallit me vajin e ullirit, uthullën dhe pak kripë derisa të formohet një salcë homogjene të cilën e hedhim mbi sallatë. I perziejmë të gjitha bashkë dhe e sherbejmë sallatën te zbukuruar me fruta te thata apo ullinj.