Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër.
Policia e Shkodrës ka bërë me dije se shtetasi me inicialet A.A. ka mbetur i plagosur, në këmbë.
I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.