Urdhri arresti është lëshuar nga Gjykata Themelore e Kosovës
Një ditë përpara protestë së opozitës, Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të Marte deputetin e VV, Glauk Konjfuca. Arrestimi i tij u bë gjatë një aksioni për kërkimin e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosja. “Në aksionin e nisur në orën 6, policia ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili është shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe ka kërkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe Xhelal Sveçlën dhe Sali Zybën, por pa mundur t’i gjejnë.
Banesa e këtij të fundit është në të njëjtin bllok me atë të deputetit tjetër të VV-së, Albin Kurti”, shkruan Kallxo.comNdjekjet e zyrtarëve të Vetëvendosjes kanë të bëjnë me rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it, në vitin 2009.Një ditë më parë policia arrestoi edhe zëdhënësin e VV, Frashër Krasniqi. Kryetari kësaj partie, Visar Ymeri, i cilësoi arrestime fashiste dy ditë para protestës, ndersa tha se opozita nuk ndalet dot nga qeveria policore.