OSHE: Dëmi i përmasave serioze
Rreth orës 02.35 ka rënë zjarr në nënstacionin e Kasharit, duke djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt.
Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike një pjesë e Kamzës, Kasharit dhe disa biznese në të dyja kahet e autostradës.
Sipas OSHE dëmi vlerësohet i përmasave serioze dhe do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të nënstacionit Kashar.
Zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit.