BE po vëzhgon nga afër zhvillimet e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës ditët e fundit, e një vëmendje e veçantë i është kushtuar ngjarjes së të shtunës, deklaron shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherin.
Zëdhënësja Maja Koçijançiç, ka pohuar për “Tanjug” se “BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiç”.
“Blloku europian u bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi, si dhe t’i kthehen çështjes së dialogut“, ka deklaruar Koçijançiç.
“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka përsëritur ajo. Me një mesazh të ngjashëm, Koçijançiç pati reaguar edhe pas ndalimit të Haradinajt, kur u kërkoi palëve t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa zgjidhja sipas saj duhet të vijë përmes dialogut.