Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të hënën e ardhshme seancën e parë për vitin e ri 2017.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e shtypit e Kuvendit, sipas të cilës në këtë seancë, që do të shënojë hapjen e sesionit të VIII parlamentar, në rend të ditës do të jenë këto çështje:
Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend;
miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.12.2016;
njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 16 janar – 24 shkurt 2017;
njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 16 janar – 3 shkurt 2016;
paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.