Ndeshja e zhvilluar dje në kuadër të Ligës Ballkanike, midis Trepçës dhe Pejës, nuk ka sjellë asnjë fitues në parket, gjë që zyrtarisht nuk ndodh në basketboll. Gjithçka ka ndodhur, pasi në periodën e tretë të ndeshjes, që në fakt në planin sportiv ishte shumë e rëndësishme, tifozët vendas sulmuan ashpërsisht miqtë. Në atë kohë, rezultati i takimit ishte 47-54 dhe objekt i irritimit të mbështetësve të Trepçes ishin jo vetëm basketbollistët e Pejës, por edhe arbitrat, ku veç bullgarëve Tomov dhe Manolov, njëri prej tyre ishte ndërkombëtari ynë Ervin Koçi. Pasi pritën të qetësoheshin tofozët, gjë që ishte e pamundur, gjyqtarët vendosën ndërprerjen e ndeshjes dhe peja fiton në tavolin 20-0.
Në këtë grup është edhe një tjetër skuadrët shqiptare, Tirana, e cila ka shanse reale për të tentuar kualifikimin në tetë më të mirat e aktivitetit. Por për ta arritur një gjë të tillë, bardheblutë duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e mbetura, të martën me meqedonasit e Karpos në shtëpi dhe në datën 25 janar do ta mbyllin si miq në Pejë, nëse do i trajtojnë si të tillë.