Dy karburante janë grabitur pothuajse në të njejtën kohë në zonën e Fllakës, Durrës.
Bëhet me dije se katër persona të armatosur kanë grabitur brenda disa minutave dy karburantet në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës.
Nga hetimet paraprake autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet të bardhë “Golf” pa targa. Autorët pasi kanë kryer grabitjen janë larguar në drejtim të paditur.
Nuk dihet shuma e parave të marra, ndërsa forcat policore janë vënë në ndjekje të grabitësve.