Aksi rrugor Rrëshen-Kalimash në Rrugën e Kombit tani është i kalueshëm edhe pa zinxhirë
Pas bllokimit të këtij segmenti rrugor prej 3 ditësh përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse të këtij aksi kanë bërë të mundur të largojnë dëborën me borëpastruese dhe duke hedhur vazhdimisht kripë.
5 automjete të firmës kontraktore lëvizin gjatë gjithë natës për të mbajtur hapur dhe pa probleme rrugën e Kombit.
Drejtuesve të mjeteve u kërkohet që të kenë kujdes sidomos gjatë natës për të shmangur aksidente të mundshme për shkak se temperaturat zbresin ndjeshëm poshtë zeros dhe mund të krijohen ngrica.