Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës.
Protestuesit gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviçit. Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë që nga e mërkura.