Në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së gripit, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar shtyrjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet dhe universitetet e vendit deri më 16 janar.
Përhapja e menjëhershme e virusit të gripit bëri që Ministria e Shëndetësisë të mbyllte çerdhet, kopshtet dhe shkollat edhe në datat 4, 5, 6 dhe 7 janar. Gjithashtu, qeveria mori vendimin për të lënë pushim në datat 4-5-6 janar një prej prindërve që punojnë në administratë e që kanë fëmijë të mitur.
Instituti i Shëndetit publik raporton për një fluks në rritje të personave të prekur nga virusi i gripit AH3N2.