E njëjta masë është lëshuar edhe për tre deputetë të tjerë të opozitës, munguan në seancën gjyqsore
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi. Masa është marrë, pasi ata kanë munguar në seancën e sotme gjyqsore ndërkohë që urdhri parashion që ata të sillen me forcë më 23 shkurt kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar.
Sipas mediave të Kosovës deputeti i VV-së, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore, kurse 3 deputetët e tjere të opozitës janë larguar nga seanca 15 minuta pasi seanca nisi.
Tre deputetët janë larguar pasi gjyqtari është vonuar 15 minuta. “Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.E pyetur për mungesën e kolegut të saj Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk e di pse ai nuk ka ardhur në seancë.