Një person është vetëvrarë me armë zjarri automatik brenda banesës së tij në Tiranë
Bëhet fjalë për shtetasin E.B, 74 vjeç i cili mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 ka vrarë veten me armë zjarri Automatik model 56, të cilën policia e sekuestroi në cilësinë e provës materiale.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 74 vjeçarin në vetëvrasje sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.