Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë pasi gjatë festave të fundvitit kanë kryer një sërë grabitjesh në zonën Castelleto
Shtetasit e grupmoshës 24 deri në 33 vjeç kanë vjedhur mallra me vlerë rreth gjysmë milionë euro, duke përfshirë sende ari, sende të çmuara si dhe para të gatshme.
Policia e Genova-s bën me dije se dy nga grabitësit ishin me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa i treti kishte shkuar në Itali më 10 dhjetor nga Shqipëria.