Babagjysh mos ardhsh kurrë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babagjysh mos ardhsh kurrë…

14:30 | 01/01/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Hoxholli

Në shtëpinë tonë i vetmi gëzim ishin bakllavatë, pasi mamaja ime bënte dy dhe një tavë me kadaif, të cilin ma rifreskoi një shofer taksie, se për të siguruar një kilogram kadaif u deshte të qëndroje tre ditë në rradhë tek një dyqan pranë 15-katëshit. Dy kilogramë mollë, dy kilogramë portokalle dhe një pulë hungareze ishin racionet që babagjyshi i komunizmit na afronte t’i blenim me paratë tona. Llokume, amareta dhe karamele “Zana” për miqtë që fillonin vizitat e datës 1 janar qysh në mëngjes. Tryeza e pritjes me frutierë të racioneve të mollëve dhe portokalleve dhe dy thika të vogla për t’i qëruar. Zakonisht, nuk i merrnin përveç atyre të “paturpshmëve” të fisit që ishin si më të emancipuar dhe i qëronin vetes e fëmijëve. Frika, kur mamaja hapte raftin, ku ishin amaretat, karamelet, se do kuptonte që ishin ngrënë fshehurazi e t’i merrje një vështrim qortues. Ulje sytë si për të bërë paqe që mos kritikoheshe në sy të mysafirëve. Babagjyshi në televizor vinte me realizime planesh me 200 % në bujqësi, miniera, fabrika, novatorë që shpërbleheshin me fletë lavdërimi. I vetmi ishte komunizmi si fe materialiste, por që shpërblimet i jepte “shpirtërore” me fleta falenderimi. Pritnim orën 12 të natës, për të parë atë çunakun si Vit i Ri, i cili vinte me plane e premtime në % mbi shpatullat e një populli të lodhur. Ndaj Babagjyshi i një populli është krijimi, me të cilin vetë shpikën metoda për të shtypur vetveten. Kur kujtoj vitet e dikurshme them “O Zot mos na sill babagjyshë të tillë që thesët i kishin të mbushur me pinokë prej druri të punuar nga punëtorët, si të vetmit personazh të Baba Karlos, me të cilin diktatura na edukonte.” Falenderoni prindërit që bënin gjithçka t’jua zbukuronin atë ditë, e cila i ngjante një gëzimi se do mund të haje atë që sot e quajmë normalitet. Një popull që harron nuk mund të falenderojë, jo njerëzit, se ata i shpikën vetë këto lloj babagjyshësh, por Zotin që herë pas herë ua ndryshon gjendjen për mire, megjithëse më pas tregojmë që nuk e meritojmë…

Etiketa: babagjyshibakllavatëçunakufrutierëIlir HoxhollikadaifmolleportokalleracionetViti i Ri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Na mbaroi djathi në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com