Sot, 76 vjet má para At Fishta shkoi me vdekë pak… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot, 76 vjet má para At Fishta shkoi me vdekë pak…

14:55 | 01/01/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Seci

Me 30 Dhétuer 1940, mbylli sytë dhe shkoi me vdekë pak, At Gjergj Fishta, Poeti ynë Kombëtar. Shkoi me vdekë vetëm pak, sepse per At Fishten nuk ka mordje. Poeti i Kombit tonë la mbrapa pavdeksinë! Ai asht i perjetshëm per aq kohë sa ka me rrnúe gjuha shqype që u pasunue edhe má prej pendës se Aedit Shqiptar. Motèt dhe stinat shkojnë e vijnë po Homeri shqiptar rrnon, rrnon për aq kohë sa ka me i kenë e lehtë mbi vorr ledina :

“Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak’lli, bora e serotina: e der’ t’ këndojë n’mal ndo’ i Zanë, e der’ t’ ketë n’ detë ujë e ranë, der’ sa t’shndërisin diellë e hanë, ata kurr mos u harrojshin, n’kangë e n’valle por u këndojshin. E njaj gjak, qi kanë dikue, ban, o Zot, qi t’jesë tue velue për m’ia xe zemrën Shqiptarit, për kah vendi e gjuha e t’Parit!”…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

…Dekën e tij nuk e kanë në dorë njerëzit, të cilët provuen me e vdekë, por kurrë s’mujtën! Çka nuk provuen me e ba te vdekshëm! Argatët e shkjaut të zi ja morën eshtnat dhe ja hodhën në lumin e Kirit! Harruen se ashtu e nderuen má shumë! E hodhën në ujnat e kthjellt ate Kirit që rrjedh prej Dukagjini, Kiri ja la ndorè Drinit të bashkuem që asht arteria kryesore e Kombit shqiptar, Drini me Bunën e mueren mbasandej në besë dhe ja përcuellen ato eshtna Detit të Adriès… Pa e ditë komunistat i banë një rivarrim plot domethanie, sepse edhe eshtnat e Aedit tonë Kombtar vojtën në ujnat e Mesdheut e mbarë oqeaneve botnore njashtu si edhe vepra e At Fishtës vojti ndër vlerat universale botnore! …E shanë, e sulmuen përplot 47 vjet me rradhë. Lakenjtë e regjimit komunist, duke shkumëzue si langoj të tërbuem, plot jargë servilizmi lehën tanë kohën kundër Fishtës, por má kot! Megjithë zellin e tepruem të shërbëtorëve, megjithë vnerin prej maniakësh që vollën, asnjë dam nuk ja banë At Fishtës, sepse At Fishta asht si ato majat e nalta të Bjeshkeve të Namuna, ku bora nxén borën… Bora asht gjithëhera e bardhë atje nalt e balta që hidhet s’mbrrin kurrë atje! Përkundrazi balta asht tue u kthye mbrapsht e po u bjen në fytyrat e tyne lakejve baltëhedhës. Në të tana ftyrat që kanë…, se ata kanë shume ftyra! Langojtë e regjimit komunist lehën për hesap të të zotëve të tyne deri sa u ngjirën zani, Fishta tanaherat ishte atje nalt, atje ku ata kurrë s’mund mbrrijshin… Atje nalt, Maje Bjeshkësh, ku bora e lavdisë nxente borën e lavdisë! E shanë pa ju pasë gja borxh, për së dekuni e sulmuen si maniakë nekrofilë, por marrèn e korinë e mbajnë për veti, edhe sot, kur dalin e skuthshëm japin intervista duke thanë “se janë pendue për çka kanë sha!”… Për veti e kanë! Poetit gja si banë, as atëhere, kur e shanë e as tash, kur u “penduen”. Kur e shanë ishin langoj zinxhirësh, sot janë langoj të zgjidhun… …Atje nalt prej Parrizi Poeti me lirën arbnore prapë këndon:

Çohi të dekun

E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni, Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore, Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. – Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, E nami i sajë përjetë u trashigoftë! Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri E porsi krandja e that n’nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za, Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë! “…

…Sot, 76 vjet ma parë shkoi me vdekë pak Poeti ynë Kombëtar…

Etiketa: At Gjergj FishtaHomeri shqiptarIlir Secilangojlira arbnoreParriziPoeti Kombëtar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Aksident tek “Rruga e Dibrës” në Tiranë, makina përplas motorrin (foto)

Aksident tek "Rruga e Dibrës" në Tiranë, makina përplas motorrin (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com