Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Atikës në Greqi, pasi ishte qëlluar me një armë gjahu. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së mërkurës dhe se shqiptari është qëlluar në kokë dhe stomak.
Nga dëshmitarët okularë në vendi i ngjarjes bëhet e ditur se ata kishin dëgjuar të shtëna, por nuk kishin parë njeri.
Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardjen e plotë të ngjarjes.