Në një deklaratë për mediat, Partia Republikane tha se krimi, kanabisi dhe korrupsioni bllokuan negociatat me Bashkmin Europian. Kryetari Fatmir Mediu tha në Konventën e Tiranës se republikanët janë një parti e hapur për të rinjtë, nga të cilët pritet revolucioni.
“Edi Rama filloi luftën kundër gjyqësorit, jo sepse kërkon një drejtësi të pavarur, por për të pasur një gjyqësor politik. Vetting-u është dëshira e tij që çdo gjyqtar e prokuror të kalojë në filtrin e tij politik. BE nuk i hapi negociatat për anëtarësim sepse në Shqipëri nuk janë bërë reforma të vërteta. Në Shqipëri ka korrupsion, krim, kanabis dhe kjo kërkon që ne bashkë me ju dhe faktorin ndërkombëtar të detyrojmë krijimin e një qeverie që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Të garantojë një reformë zgjedhore që të sigurojë që të jenë qytetarët shqiptarë ata që të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë dhe jo liderët e partive politike”, deklaroi Mediu.