Në orët e para të mëngjesit të së hënës, një termet ka tronditur Fierin dhe Patosin. Lëkundja është regjistruar rreth orës 1:19 minuta dhe, sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare, magnituda e saj ishte 4,2.
Epiqendra e tërmetit raportohet 9 kilometra në juglindje të Fierit dhe 4 km në veri të Patosit. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa duket se këto lëkundje kanë alarmuar banorët e fshatit Zharrëz në Patos.
Menjëherë pas lëkundjes banorët kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar, pasi ata akuzojnë një kompani naftënxjerrëse si shkaktare të tërmeteve.