Sot Papa Françesku mbush 80 vjeç. Këtë përvjetor lindjeje Papa Françesku ka vendosur që ta kalojë si të gjitha ditët e tjera, duke mos organizura asnjë gjë të veçantë për këtë datëlindjeje.
Por Selija e Shenjtë nuk ka mundur të mos bëj diçka për këtë ditë të rëndësishme për Papa Françeskun, e cila me rastin e 80 vjetorit të tij ka promovuar një stampë të veçantë.
“80-vjetori i Papës është një moment i rëndësishëm dhe ne e kemi shënuar një rast të tillë me publikimin e një stampe të re, ashtu si kemi bërë me Gjon Palin e Dytë dhe Papa Ratzingerin”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit.
Ndërsa të shumtë kanë qenë krerët e shteteve të cilët kanë përciellë mesazhe të shumta urimi për Papa Françeskun.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në urimin e tij shkruan:
“Në këtë jubile të shënuar, kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’ju shpreh konsideratën e lartë për të gjithë kontributin tuaj të vyer në shërbim të përunjur Hyut sidomos për formësimin bashkëkohor që po i jepni kohët e fundit Kishës Katolike anembanë botës.
Gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin maksimal për mesazhet e ngrohta si dhe përkujdesjen tuaj atërore ndaj Kishës Katolike dhe besimtarëve shqiptarë si dhe për vlerësimin që vazhdoni të tregoni për ta duke shenjtëruar Nënë Terezën tonë, duke shpallur 38 martirët tanë të bekuar si dhe duke emëruar së fundmi Kardinali Ernest Troshani”