Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë kanë shpërndarë 250 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se bashkia mbajti premtimin për hapjen e tre mensave sociale, pikërisht për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Veliaj deklaroi se me hapjen e mesave sociale, Bashkia e Tiranës ka krijuar një mundësi më shumë për njerëzit në nevojë.
Por, pavarësisht vështirësive, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje familjeve që t’i kushtojnë vëmendje arsimimit të fëmijëve.