Përçarja që nuk rrëzoi Gruevskin nga kali i Aleksandrit të Madh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përçarja që nuk rrëzoi Gruevskin nga kali i Aleksandrit të Madh

21:36 | 13/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Albi Koçi (Gjinokastër)

Pas fitores të ngushtë Gruevskit në zgjedhjet e 11 dhejtorit 2016 mund të themi se skenari i rrëzimit të tij dështoi fund e krye, megjithëse mbi të u hodh plot baltë e merituar dhe skenar tragjik për shqiptarët që herë vetë ai i krijonte apo edhe të tjerë nga jashtë. Por, tek e fundit ai mbeti mbi kalin e Aleksandrit të Madh, të cilin vetë e ndërtoi qysh prej korrikut 2006 si veprimtari politike të partisë që ai drejtonte (VMRO) dhe deri në verë 2015. Pasi ai mori kreun e VMRO-s në maj 2003, Gruevski përdori atë që të gjithë udhëheqësit e dështuar e përdorin në fund të karrierës politike, nacionalizmin ekstrem. Pikërisht, si rrallë herë në politikë ai e përdori këtë të fundit që në fillim të karrierës të tij politike, ku shkëndijat xixëlluan në nëntorin e vitit 2004, kur partia e tij kërkoi referendum për rrëzimin e ndarjes të re territoriale të miratuar nga parlamenti i asaj kohe. Ky veprim i tij politik u realizua për të vetmen arsye që gjoja shqiptarët etnikë merrnin më shumë kompetenca në administrimin e pushtetit vendor dhe kjo çonte në kantonizimin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ky referendum asokohe dështoi në parim, sepse në zonat shqiptare u bojkotua gjërësisht, ku arriti deri në mbyllje të qendrave të votimit ndërsa 35% e popullsisë të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë votuan pro këtij referendumi, i cili shkelte hapur implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Duke bërë një përllogaritje matematikore ky rezultat tregonte që sllavo-maqedonasit në masë 60% ishin me opozitën e kohës, pra VMRO-n e Nikolla Gruevskit që përdorte për kal beteje mosdhënien e të drejtave shqiptarëve etnikë dhe kësisoj ndalimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila sipas tyre u nënshkrua nën presionin e ndërkombëtarëve.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Këtë test të parë të vizionit të tij politik, të cilin e  “bronxifikoi”  me statuja gjigante vite më vonë, Gruevski e kaloi me sukses, ndërsa në korrik 2006 merr pushtetin politik duke i shtuar problematikat me shqiptarët edhe konfliktin për emrin me Greqinë. Atij i duheshin dy armiq, ku njërin e kishte pjesë të kasolles të tij, shqiptarët, të cilët dukeshin të prerë në besë nga ndërkombëtarët që u bën garantë për zbatimin e Marrëveshjes mes UÇK-së dhe qeverisë së 2001, kurse tjetri ishte fqinji arrogant jugor, Greqia, anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Qysh prejt korrikut 2006 e deri në verën e vitit 2015 pas ngjarjeve të Kumanovës, Gruevski fitonte bindshëm në ngastrën e tij maqedone, duke i ulur shumë elektorat partisë opozitare, ndërkohë koalicionet e detyrushme me partitë shqiptare i përdori si flirtime për pak kohë me PDSH-në dhe më pas një dashuri pa kushte me BDI-në e Ali Ahmetit.

Pas një decade, ku u bë çdo gjë që mund të bëjë një shtet kriminal, i korruptuar, fashist mbi qytetarët e vet, Gruevski vazhdon të fitojë ndoshta jo më thellë si dikur, por i mjaftojnë fitore si të Pirros. Kjo fitore e tij kishte përballë disa armiq nga jashtë, ku ndikonte shumë gjeopolitika botërore dhe nga brenda, ku ndikonin autoritarizmi, korrupsioni, cënimi i të drejtave themeleore të njeriut, ku të gjitha këto u demaskuan me të ashtuquajturat “bombat e Zaevit”, të publikuara apo të pa publikuara deri më tani. Tashmë është shumë e qartë që incidenti i ndodhur në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës më 9 Maj 2015, në të cilin u inskenua një teatër lufte nga shërbimet secrete, ku qëllimi ishte vendosja në provë e një Gruevski “superman” përpara zgjedhjeve të parakoshme popullore, ku mbi të cilin dhe mbi fushën e të vërtetës u zbrazën gjyle të rënda e të lehta përgjimesh dhe skandalesh duke goditur me këto të fundit edhe BDI-në, patnerin e koalicionit qeverisës. Ata që duan ta mbajnë dhe ta heqin Gruevskin u përballën fillimisht me lojra pëgjimesh, me protesta popullore dhe pasi dikush nga palët humbi, iskenoi një tradhëti, një kurth për një grup shqiptarësh të mirë ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët me pastërtinë e shpirtit të tyre kristal ranë pre e luanëve gjakatarë të politkës maqedone dhe shërbimeve mike e armike në pamje të parë, të shqiptarëve.

Pasi u pa që përgjimet publikoheshin dhe institucionet heshtnin, pasi protestat përshkallëzoheshin dhe askush nuk i dëgjonte, u desh një luftë e vërtetë që të plotësohet plani i njërës palë dhe që pala tjetër të gjente zgjidhje. U desh të flijoheshin bij nënash, të burgoseshin ajka e rinisë shqiptare duke i mbledhur atje në Kumanovë, ajo ajkë që sa më kombëtare dhe idealiste të jetë, aq më thellë futet në batakun e mjerimit shpirtëror dhe njerëzor.

Pas ngjarjeve të Kumanovës vazhdoi skenari, por tashmë me rokada partish politike. Partitë maqedone u ndanë në dy kampe, ndërsa partitë shqiptare në katër duke u shtuar dhe një parti e re që realisht mori shumë vota jo më shumë për meritë të saj, por për pakënaqësinë e theksuar për BDI-në dhe PDSH-në që kanë 15 vjet që majmen dhe firosin besimin e votuesve shqiptarë. Ndërkohë, pas ndarjes të votave të shqiptarëve që në pamje të parë duket sikur është kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni, pra uljen e pëfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin maqedon, u shtua edhe një këshillë e ardhur nga larg për Zaevin, i cili në listat e partisë të tij të fusë dhe shqiptarë, ku votat e tyre do t’i shtoheshin votave maqedone kundër Gruevskit, kurse LSDM të merrte shumicën dhe të fitonte, ndërsa paralelisht me të ndarja në katër fronte e partive shqiptare do bënte në të njëjtë kohë rënien nga 20 deputetë në 10 të tillë të partisë bashkëqeverisëse të Gruevskit.

Tashmë, me këtë rezultat që ka dalë është shumë më vështirë për Gruevskin që të krijojë një koalicion të ngjashëm me të parin, pra VMRO-BDI. Çdo përmbysje politike e bërë para zgjedhjeve ishte në interes të rënies të Gruevskit, kësisoj edhe në interes të shqiptarëve, të ciëve nuk i konvenon një “Putin” i vogël si Gruevski në krye të Republikës të Maqedonisë. Në rast se Gruevski do të harrojë të krijoj apo jo koalicion dhe katër vjet të tjera, shqiptarët do përballen me Brodec, Mostër, Kumanovë, mungesë të drejtash dhe me luftën gjeopolitike që “elefantët zihen, bari shkelet”.

Askush nga ajka e rinisë shqiptare në katër vitet e ardhshme nuk do t’i bashkohet asnjë iniciative që fasadën e ka të bukur, ndërsa skenarin e ka të shëmtuar. Shqiptarëve nuk i duhen më heronj, por i duhen …

Etiketa: Albi KoçiAleksandri i MadhAli Ahmetifitore si e PirrosGjinokastërNikolla Gruevskipërçarja

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zbulimi i dytë i bujshëm pas bibliotekës së Konicës

Zbulimi i dytë i bujshëm pas bibliotekës së Konicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com