Ish kryeministri, Sali Berisha është paraqitur sërish në Komisionin hetimor të CEZ, por është përplasur keq me Kryetarin e këtij komisioni, Taulant Balla i cili më herët ka kërkuar të shkojë policia ta marrë e ta sjellë në senacën e kuvendit.
Gjithësesi Berisha është paraqitur vullnetarisht në komision dhe i ka thënë Ballës se ai nuk mund ti betohet këtij të fundit për ato që duhet të deklarojë. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha ka marrë pjesë në këtë Komision, por nuk ka pranuar të dëshmojë pa dhënë dorëheqjen më parë, kryetari i komisionit, pasi siaps PD ai është në konflikt interesi për shkak të dënimit nga gjykata për shpifje.
Madje më tej ai theksoi se me këtë proçes po kërkohet të shpëtohet kryeministri Edi Rama për paratë që i fali CEZ-it. Ndërkohë, Balla ka akuzuar Berishën se i ka shkaktuar shtetit dëm miliona euro me privatizmin e OSSH. Po në vijim të komisionit Berisha çdo pyetjeje të drejtuar nga Balla i dha një përgjigje të vetme: Je shpifës!