Publicisti dhe historiani Arben Llalla bën me faj klasën politike shqiptare në Maqedoni për humbjen e shumë mandateve dhe jo votuesit e thjeshtë, të cilët para braktisjes zgjodhën tjetër udhë politike.
Ja shënimi i shkurtër i Arben Llallës për këtë çështje:
Askush nga analistët të Tiranës dhe Prishtinës nuk duhet të fajësojnë votuesit shqiptarë në Maqedoni për humbjen e numrit të deputetëve shqiptarë dhe votën për LSDM. Sepse, prej kaq vitesh “misionarët” e Tiranës dhe Prishtinës vetëm u kanë bërë dëm shqiptarëve në Maqedoni duke i shitur për pak euro. Shqiptarët e Maqedonisë votuan si fëmija që babai e harron dhe njerku kujdeset më shumë se i ati. Përderisa nuk e njihni shpirtin miqësor, paqedashës dhe atdhedashës të popullit të thjeshtë, askush nuk ka të drejtën t’i akuzojë për tradhëti. Tradhëtare është klasa politike shqiptare si këtej dhe andej kufirit, e cila prej kaq vitesh bën tregti me Çështjen Kombëtare.