“Nuk ka asnjë rrezik për “call center”-at. Nuk do të ketë mbyllje të tyre, pra 25 mijë vendet e punës nuk janë të rrezikuara. Ligji i ri thjesht shtrëngon rregullat e aktivitetit”
Kështu u shpreh nga Shkodra ambasadori i Italisë në vendin tonë, Aberto Cutillo.
Në një aktivitet gjatë prezantimin të projektit “Rikualifikimi i ish-konsullatës së Italisë në Shkodër” ambasadori u pyet nga gazetarët se a do të ketë shtrëngime në ligj edhe për aktivitetin e fasonerisë në vendin tonë, diplomati italian u shpreh se “Sa i përket fasonerisë nuk jam në djeni nëse do të ketë ligje të ngjashme si ai për call center.
Disa ditë në media po qarktullonte lajmi se shumica e call center-ve në Shqipëri do të zhendoseshin në vende të tjera të Bashkimit Europian.