Pas 3 barazimeve radhazi Barcelona rigjen fitoren në kampionatin spanjoll, ku mposhti Osasunën me rezultatin e pastër 3-0. Protagonist i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili regjistroi sfidën e tij të 550 me katalanasit, duke u bërë i 4 futbollist në historinë e Barcelonës që e arrin këtë numër ndeshjesh.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.
Përpjekjet e Barcelonës morën shpërblimin e merituar në pjesën e dytë teksa zhbllokoi rezultatin me golin e Suarez në një aksion të nisur nga Lionel Messi. Në minutën e 72 ishte vetë argjentinasi që dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë për katalanasit pas një pasimi të Jordi Alba-s.
Në minutat shtesë të sfidës, Barcelona gjeti edhe golin e tretë, sërish me Lionel Messin që merr kreun e klasifikimit të golashënuesve në kampionat me 11 gola.