Festivali i muzikes italiane, Sanremo, edhe kete vit diti si ti surprizoje shikuesit dhe dashamiresit e artit. Nje nga momentet kulminante ishte i ftuari special, pianisti me fame boterore, por qe eshte me aftesi te kufizuara, Ezio Bosso.
Kaq duhej dhe ne rrjetet sociale shqiptare kane nisur ironite duke e krahasuar kete moment aq prekes dhe te bukur artistik me te ftuarin e Pandi Laços ne festivalin e RTSH-së, i cili ishte as me shume e as me pak por nje njeri me kapuc te zi, nje aktor qe imitonte nje “kengetar” qe ishte bere fenomen social. /27.al/