“Të krijohet paketë e plotë ligjore për emigrantët, të krijohet ministri e Emigracionit”
PDIU propozon krijimin e zonave të posaçme zgjedhore në diasporë. PDIU përshëndet projektligjin e qeverisë për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion por kërkon që përmes një tryeze të posaqme të hartohet një paketë e plotë ligjore për emigrantët.
Për këtë, PDIU ka propozuar që në ndryshimet e pritshme kushtetuese, diaspora shqiptare të përfaqësohet në Kuvend me deputetë të zgjedhur nga zona të posaçme zgjedhore. Sikurse, krijimi i Ministrisë së Diasporës vijon të jetë në krye të trysnisë pozitive që PDIU ushtron ndaj çdo qeverie. “E drejta e arsimimit në shqip, e përkujdesit shtetëror, e promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe e organizimit sa më të mirë të shqiptarëve të diasporës, duhet të sanksionohen dhe detajohen në këtë paketë ligjore. Vetëm kështu, diaspora shqiptare mund të marrë pas një pjesë të shërbimeve që i ka dhënë kombit tone”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.
PDIU I bëri thirrje Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit që të përmirësojnë projektligjin e propozuar.