Duket që dashuria për Enver Hoxhën ndër shqiptarët ende nuk ka shteruar
Të paktën kështu thotë sdudimi i mbështetur nga OSBE dhe ralizuar nga IDRA, me temë “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”, ku rezulton se 45 % e shqiptarëve sipas rajoneve gëzojnë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 %, negativ.
Ndërsa duke u ndalur tek rajonet të mara në veçanti, shifra e pëlqimit për diktatorin Hoxha shkon në 50 % në Juglindje, 55% në Jug dhe Jugperëndim të vendit.
Gjithashtu anketimi nxjerr në pah se 52% e shqiptarëve mbi moshën 55 vjeç kanë një mendim pozitim për rolin e ditktatorit Enver Hoxha, por një ulje të përqindjes së pelqimit të figurës së Enver Hoxhës vërejm me uljen e moishës së të akëtuarve, ku rezulton se 38% e grupmoshës 16-35 vjeç kanë mendim pozitiv për ish diktatorin.
Ky sdudim vjen nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe vjen si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”, me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.