Urrejtja është farë që e mbollëm me Andrean – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urrejtja është farë që e mbollëm me Andrean

10:40 | 08/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Vdekja është një çast ndalese, jo vetëm për atë që shkon, por për të gjithë të tjerët që e kanë njohur, e kanë dashur ose jo. I tillë ka qenë edhe për gazetarin Andrea Stefani, por ndryshe nga shumë të tjerë kumti i hidhur përbën lajm, falë qasjes në publik të Andreas. Sak në këtë dekikë ndalese dhe reflektimi të shumë dashamirëve të Andreas, kolegëve, miqve, por dhe kundërshtarëve të tij nisi një mal me mallkime, sharje, të cilat nuk ishin më ndrysh’ se ato që kishte marrë në të gjallë. Këtë atak histerie e pritën me çudi mjaft të njohur mediatikë të Andreas.

Përse duhet të çuditemi? Nuk ka asgjë për t’u habitur në gjithë këtë mesele. Ka një përshkrim ngjethës Patër Zefi në librin “Rrno vetëm për me tregue”, tek përshkruan priftat dhe armiqtë e pushtetit tek i çojnë në sallën e gjyqit rrugës së madhe në Shkodër, të lidhur, kurse turma i shan me fjalët më të ndyta, i pështyn, i shtyn, i rreh. Murgu shkruan: “Kurrë nuk kisha mendu që ky popull kishte kaq shumë rrugaça”. Çfarë u kishin bërë priftat të keqe shqiptarëve për t’i urryer kaq shumë? Asgjë, por komunistët e mbollën urrejtjen si një armë e fuqishme, me të cilën ndërtuan “njeriun e ri”, kësaj race revolucionare që i përkasim sot e kësaj dite.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Tani përse duhet të çuditemi për mallkimet post mortum?

A nuk jetojmë në një ambjent mediatik, ku shkruajnë me gjuhën e urrejtjes emrat më të shquar të gazetarisë dhe ata më pak të tillë. A nuk ndjekim televizion, debate, polemika, ku njerëzit mallkohen deri në asht? A nuk shohim Kuvendin çdo të enjte, ku ish-kryeministri, kryeministri, ish-ministrat, ministrat, ligjvënësit shahen, fyhen, mallkohen, kapen me grushta dhe shkelma?

Edhe Andrea i ndjerë punoi në këtë ambjent, nuk ishte më i veçantë se unë, Mero Baze, Mustafa Nano, Blendi Fevziu, Arian Çani, Blendi Mane, Ylli Rakipi, Andi Bushati e kështu me radhë. Kush më shumë e kush më pak i ka dhënë një dorë lulëzimit të gjirizit të sharjes. Madje, këtu edhe po të jesh ëngjëll, nëse nuk i nxjerr dhëmbët të shtypin me këmbë, sepse mirësjellja vlerësohet shenjë dobësie. Gjithkush, përfshirë dhe të ndjerin kemi ngulmuar që urrejtja të jetë udhërrëfyesi ynë.

Nuk po zhytem thellë në arkivat tona, sepse dita e punës nuk na lë kurrë pa qëndrime të këtilla. A e lexoi kush Gjekmarkajn që u hakërrehej grave socialiste me urrejtje, thua se një i djathtë është jakobin. Po ai shkrim i Blendi Manes për Berishën? Po antiçamizmi si doktrinë publicistike? Po komentet për pasurinë e Ilir Metës a nuk shërbejnë për urrejtjen ndaj këtij politikani, megjithëse për shifrat lart e poshtë nuk paraqitej kurrfarë fature. E kështu mund të mbushim faqe pa fund se si sulmohet ndyrë një vajzë që është fejuar me djalin e ish-kryeministrit, i cili nga ana e tij financon media që sulmojnë akoma më ndyrë gratë e politikës, medias, modës. A nuk është simbol i urrejtjes sulmi me salcë ndaj ministres dhe ngazëllimi për suksesin e tij? Po paraqitjet në televizion të të rinjve protestues? Po rrjeti sa i papërmbajtshëm është, kur urren Sorosin apo sulmon Trampin? Fjala vjen, po ndiqja emisionet e ndryshme italiane për referendumin dhe fatin e Rencit. Studio të hapura, polemika të forta, asnjë fyerje mes kundërshtarëve, qofshin ekstrem i djathtë, i majtë, liberalë apo konservatorë. Lexoja shënimet në rrjetin tonë, njerëz të njohur dhe të panjohur që mallkonin, shanin, fyenin dikë që kishte dhënë dorëheqjen në Itali dhe nuk di një fjalë shqip, jo më të lexojë rrjetin. Urrejtje for fun!

Por, ja që çasti i ndarjes nga jeta e një të njohuri apo miku nga lëmi ynë është ndalesë reflektuese, ndaj pyetja është: Na erdhi keq që shanë Andrean, kur u shua apo kemi hall mos na shajnë më keq, kur të vdesim vetë. Këtë farë mbollëm, këtë do korrim.

Etiketa: Andrea Stefaniatak histerieEnkel DemijakobinmirësjelljangjethësPatër ZefiRrno vetëm për me tregueshenjë dobësieurrejtje

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Irenë Papas: Jam shqiptare dhe Peleponezi ka plot shqiptarë

Irenë Papas: Jam shqiptare dhe Peleponezi ka plot shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com