Të gjithë shkopinj Reformës në Drejtësi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjithë shkopinj Reformës në Drejtësi!

20:55 | 04/12/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

E fundit gjë, e cila mund të mendohej se mund të bëhej në realizimin e draftit të Reformës në Drejtësi, do të ishte përkthimi i dokumentit. Por, ja që ndodh, me një administratë të tillë, si ajo që është në Shqipëri dhe ajo e huaj që lidhet me vendin tonë. PD-ja, që ka “konstatuar” gabimin e ka bërë menjëherë prezent, duke u ngrohur pastaj thjesht me cinizmin e vet.

Mësohet se janë plot 14 nene të Vetting-ut dhe tre nene të Kushtetutës, sipas tyre, që kanë ndryshime, të cilat modifikojnë hapur kuptimin bazik dhe vetë veprimin e ligjit. Vetë EURALIUS, i akuzuari kryesor, e shkarkoi përgjegjësinë, duke ia kaluar fajin e përkthimit anglisht palës shqiptare dhe u vu para përgjegjësisë vetë institucioni i Gjykatës Kushtetuese.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Opozita, po ashtu, ia ka veshur dendur fajin institucioneve të huaja në vend. E vetmja e vërtetë në të gjithë këtë histori duket se është fakti që institucionet e huaja kanë qenë realisht të përfshira pak më shumë sesa duhet në të gjithë procesin. Kjo ka bërë, duke cituar një nga ish-funksionarët e lartë të Drejtësisë, Hazizaj që palët të mos bëjnë propozimet e duhura në paketën e Reformës në Drejtësi. Prej kohësh, personalitete të ndryshme kanë nënvizuar me të drejtë shqetësimin e madh se Reforma nuk i përshtatej fare karakterit shqiptar.

Në këtë hulli duket se kanë përfituar si zakonisht gjyqtarët, subjekti i Drejtësisë shqiptare, më i përfolur, që po e pengojnë me të gjithë kleçkat. Më keq akoma, për një Reformë kaq të domosdoshme për shqiptarët, ishte se të huajt nuk arritën t’i puqnin palët dhe të ndihnin arritjen e një marrëveshje që palët politike të mos sillnin pengesa.

Ndaj të duket se të gjithë palët, qoftë politike, të gjyqësorit, duke vazhduar deri te administrata, nuk janë aq të interesuar për Reformën sesa më shumë për interesat e tyre meskine. Të mendosh se Reforma në Drejtësi është një nga kriteret kryesore për hapjen e negociatave e kupton, sepse palët po mundohen ta vështirësojnë sa më shumë reformën, në mënyrë që të ruajnë këtë status quo, që u intereson aq shumë.

Shqipëria ka vite e vite dhe disa herë ka qenë gati duke e shtyrë derën që e ndalon për hapjen e negociatave. Për arsye të ndryshme, por që gjithnjë kanë qenë të brendshme, ajo derë nuk është hapur. Paçka se kushtet nuk janë përmbushur, shqiptarët kanë nevojë për një sens ndihme, për t’i bindur se Europa nuk është utopi. Paçka se zhvillimet e sotme europiane po e kthejnë disi në nulitet idenë e zgjerimit, për vende si Shqipëria BE-ja përbën një ndihmë thelbësore për ndryshimin e kësaj gjendje.

Gjithsesi hapja e negociatave, megjithëse parashikohet se do të jetë e kushtëzuar, do të shërbejë disi edhe si një frenues ndaj një lloj arrogance jo të vogël të qeverisë Rama, e cila me mungesën e një opozitë konstruktive, mezi po e lëviz vendin në zhvillimet e duhura dhe vështirësitë e Reformës po ia mvesh vetëm opozitës. Me pak fjalë, palët duhet t’i lenë shkopinjtë nën rrotat e integrimit shqiptar dhe të ndijnë me sa më shumë konstruktivitet Reformën në Drejtësi. E kërkon koha, e kërkon zhvillimi i vendit, që po pengohet nga vetë shqiptarët, që përjetësisht e kanë penguar vendin e tyre të eci në kahun e duhur.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndonicinizmiEuraliusGjykata Kushtetuesereforma ne drejtesishkopinjstatus quo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Askush nuk e ka fyer Andrean!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com