Askush nuk e ka fyer Andrean! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Askush nuk e ka fyer Andrean!

11:41 | 05/12/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Ka një zemërim të ligjshëm në rrjet rreth vërshimit të shumë komenteve fyese nga mbështetës të së djathtës kundër kolegut tonë Andrea Stefani, disa orë pas vdekjes së tij. Pas kësaj ka dhe një vërshim opinionesh kundër tyre, duke e bërë betejën edhe më makabre.

Me aq sa pashë komentet, përfshi dhe poshtë postimeve të mija rreth Andreas, askush nuk e ka fyer Andrean si person, por e kanë me angazhimin e tij si gazetar dhe qëndrimet kritike, kryesisht ndaj Berishës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në të vërtetë, për ata që e njohin Andrean dhe rrënjët e familjes së tij, e dinë që Andrea Stefani nuk është një familje e majtë. Ai rrjedh nga një familje ish-pronarësh të rëndësishëm me prona në kryeqytet dhe në plazhin e Durrësit, të cilat nuk di në ia doli t’i marrë ndonjëherë. Ai ishte po ashtu një anti-enverist i betuar.

Përpara se të ikte nga kjo jetë, ai bëri betejën e fundit kundër atyre që duan të privatizojnë Luftën Nacionalçlirimtare si luftë komuniste tek gazeta “Dita” dhe u sulmua jo pak nga sëra e së majtës enveriste.

Me këtë desha të them se problemi i Andreas nuk ishte se dukej i majtë apo i djathtë. Problemi i Andreas ishte se duke qenë besnik i bindjeve të tij, ai nuk druante të bënte betejë.

Por përse u sulmua në rrjet, Andrea Stefani?

Po i ndiqja me kujdes reagimet rreth tij qysh dje në orën 17:00, kur mora lajmin nga Roma. E kisha këtë makth, pasi më ka ndodhur e njëjta gjë, kur vdiq Sokol Olldashi. Unë postova i pari lajmin për vdekjen e tij dhe nuk vonuan komente fyese ndaj tij, poshtë postimit. M’u desh të ndërhyja menjëherë dhe ta bëja të qartë, që çdo koment fyes do bllokohej. Ky ishte sinjali i parë, që ato u rralluan. Pastaj reagimi civil i qeverisë për aksidentin, dhe gjithë sjellja politike ndaj tij, bëri që sulmet të frenoheshin dhe të nesërmen të mbahej zi kombëtare dhe të nderohej nga të dy palët. Po të mos sillej ashtu Edi Rama dhe qeveria, nuk kishte zot t’i mbante fyerjet ndaj tij.

Pardje kjo gjë u përsërit. I pari që postoi një ngushëllim për të nga opozita ishte Astrit Patozi. Astriti, unë dhe Andrea kemi qenë për një vit gazetarë në një redaksi. Komentuesit poshtë Patozit, të cilët janë në shumicë militantë të PD, filluan një agresion të pashembullt, jo vetëm ndaj Andreas, por dhe ndaj Patozit, duke e akuzuar për tradhtar. Shikojeni atë postim dhe do ta kuptoni se çfarë ndodh me turmën në këto raste.

Gati tre orë më pas ka hyrë në lojë Sali Berisha. Me instiktin politik të një njeriu, që e di se ç’duhet të bëjë në momente të tilla, ai postoi një mesazh ngushëllimi për Andrean, duke e bërë të qartë që ishte një kritik i tij, por që ai e respektonte. Komentet filluan të zbuten në mënyrë marramendëse.

Lulzim Basha, që kishte frikë dhe të ngushëllonte pa folur Saliu, dërgoi një “sms” me urgjencë një orë pas Sali Berishës, që bënte me dije se dhe ai e ngushëllonte. Pas kësaj komentet thuajse u rralluan. Edhe tek faqja e Astrit Patozit filluan të përmirësoheshin e ta ngushëllonin Andrean dhe Patozin të mos e quanin më tradhtar.

E gjitha kjo ka një shpjegim të thjeshtë. Turmat që shajnë e fyejnë, as nuk dinë përse shajnë, as lexojnë dhe as kuptojnë dhe nëse lexojnë. Ata duan gjithnjë një shenjë nga udhëheqësi që të duartrokasin ose të gjuajnë me baltë. Ndaj mos u merrni me to, në këto raste. Ata nuk reflektojnë dhe nuk përfaqësojnë asgjë nga shoqëria, përveç fanatizmit politik të diktuar. Ndaj nuk duhet të na fyejnë ne të gjallëve dhe aq më pak të baltosin ikjen e një kolegu të nderuar, si Andrea. Ato reflektojnë civilizimin e klasës politike dhe egërsinë publike që ato reflektojnë për së gjalli.

Shikoni nëse ka më sulme ndaj Andreas pasi ka fol Sali Berisha! Thuajse asnjë. Vetëm ato pak orë vonesë, deri sa folën kundërshtarët e tij për ta ngushëlluar, i lanë pa direktivë turmat dhe ato vollën vrer. Janë thjesht’ turma që telekomandohen. Andrean, realisht nuk e ka fyer askush. E vetmja gjë fyese është t’i marrësh ato baltosje militantësh seriozisht. Kjo është dhe e vetmja gjë që bën pis ikjen e Andreas.

/gazetatema.net/

Etiketa: Andrea StefaniAstrit PatozidirektivëfyerMero BazemilitantëSokol Olldashiturmat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Manjani Bregut: Hetim për ata që lejuan shtazën të vrasë

Manjani Bregut: Hetim për ata që lejuan shtazën të vrasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com